Kokaina e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojrave të fatit.
Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.
Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk i kishte shpëtuar pjesëmarrjes ne aktivitet kriminal.
Xhuliano Kasaj u arrestua te henen nga komisariati nr.6., në kryeqytet, gjatë operacionit të koduar “Tekstili”, dhe iu gjetën në banesë rreth 80 gram e kokainë. Së bashku me ushtarin Kasaj, në pranga ra edhe “vartësi” i tij Denis Kanani, i cili përveç kokainës shpërndante edhe kanabis.
Abc news mësoi se fillimisht për të rënë në gjurmët e Kasajt, policia kishte mbi një muaj që monitoronte çdo lëvizje të Denis Kananit. Ky i fundit, tregtonte lëndë narkotike në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, duke u fiksuar në të paktën 3 raste nga kamerat e sigurisë. Sipas hetimeve blerësit e kokainës dhe kanabisit ishin, personat VIP, si këngëtar apo edhe lojtar i lojërave të fatit.
Ky aksion, lidhet me atë të policisë disa ditë më pare, në kryeqytet, ku u sekuestrua, drogë, tavolina pokeri dhe ambient të përshtatshme për marrjen e lëndëve narkotike.
Fillimisht, komandoja, 22-vjeçar ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit të tij, ku po qëndronte në një lokal pranë zonës së ish-kombinatit Tekstil.
Ai ishte munduar më së miri që ta fshihte kokainën në banesë. Policia e gjeti drogën poshtë dyshekut, të mbështjellë me një qese dhe e ndarë në disa doza. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Denis Kananit, u sekuestrua edhe një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm dhe rreth 600 gram kanbis.
Diskutime rreth kësaj post