Komisioni qendror i zgjedhjeve ka miratuar kete te hene emërimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit Zonal Administrativ Zgjedhor nr. 73 qe do te administroje procesin elektoral te zgjedhjeve per ktyetar bashkie ne Kolonje.Ky process elektotal do te mbahet ne daten 20 nentor.
Robert Vasil Tallo do te jete kryetari i KZAZ-se I propozuar nga Partia Demokratike dhe I emeruar nga KQZ.
Ndersa zëvendëskryetar u emerua Arlind Engjëll Çaçani, candidature e propozuar nga PS.Të shtunën KQZ emëroi anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së 73, me propozime të PS-së, PD-së, LSI-së dhe PR-së.
Anëtarët e emëruar, sipas Kodit Zgjedhor, i propozuan Komisionit Qendror Zgjedhor që të zgjedhë kryetarin dhe zv/kryetarin e kësaj KZAZ-je.Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ regjistroi dhe Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat, me kryetar Artur Roshi dhe shkronja nistore “PBKD”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për kryebashkiak në Kolonjë, duke e çuar në 18 numrin e subjekteve të regjistruara.Zgjedhjet e parakohshme po mbahen ne Kolonje pas largimit të papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut Arben Malo.
Ne keto zgjedhje do te garojne kandidati Ilia Stefo për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe kandidati Dritan Hajro, i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”
Diskutime rreth kësaj post