Kolonel Dritan Demiraj ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke denoncuar përdorimin pa masë të gazit lotsjellës sipas tij sie dhe të Lëndëve Helmuese Luftarake.
Gjatë protestës së sotme u pa përdorimi në masë të gjerë të lendëve të tilla, gjë e cila sipas Demirajt është shkelje e hapur.
Statusi i plotë
Helmimin e popullit te tij gjate nje proteste civile dhe demokratike e ka bere vetem Sadam Hyseni, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet.
Turp per policine qe zbaton urdhera te paligjshem, pasi perdorimi i LHL dhe gazit lotsjelles ne keto permasa dhe me kete permbajtje konsiderohet krim kunder njerezimit.
Pas kanabizimit, trafikut te tmerrshem te droges dhe pefshirjes ne te, te te gjitha niveleve te policise, ministria e brendshme do te mbaje pergjegjesi dhe per kete shkelje te se drejtes themeltare se qytetarve.
Kjo qeveri e jashteligjshme, e kapur me qindra here ne flagrance ka rene qe ne vitin 2017 qe kur shumica e vendeve ne parlament jane vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra ne ate kohe qe policia drejtohej nga drejtori i droges.
Me popullin qe e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe perdhunuar nuk ja del dot as ti dhe sherbetoret tuaj. Largohu sa me pare.
Diskutime rreth kësaj post