Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit. Logu thotë se betejës së tyre për zbardhjen e masakrës së 25 prillit do ti shkojnë deri në fund. Ai tha se do të përgatisin strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.
“Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut”, tha Logu.
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.
Diskutime rreth kësaj post