Të gjithë abonentët do t’i nënshtrohen kontrollit të matësave të energjisë, një proces periodik, që sic shpjegon OSHEE, kryhet 1 herë në 5 vite për konsumatorët familjarë dhe 1 herë në 3 vite për bizneset private.
“Janë kompani të licencuara nga Drejtoria e Metrologjisë dhe e Kalibrimit që e kryejnë këtë shërbim dhe e nënvizoj nuk ka kosto shtesë për qytetarët, verifikimi periodik i sistemit të matjes është një kosto që e mban OSHEE”, thotë Albana Ferraj, OSHEE.
OSHEE sqaron edhe rastet kur ky proces mund të ketë kosto për qytetarin.
“NQS konsumatori dyshon që matësi I tij është jashtë klasit, paraqitet tek sportelet, e oshee për të bërë një kërkesë për kolaudim matësi, në rast se del jashtë klase dmth dyshimi ishte real, nuk paguan në sportel, nëse nuk del real, koston e paguan qytetari”, thotë Ferraj.
OSHEE thotë se tarifa që paguan qytetari në këtë rast është rreth 1000 lekë.
Diskutime rreth kësaj post