Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima është sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të moderatorit Arian Çani, ku po flet lidhur me kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës.
Teksa ka folur mbi teorinë se Erion Veliaj mund të jetë pasardhës i Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, Kokëdhima shprehet se shqiptarëve do t’u duken lule Berisha dhe Edi Rama para qeverisjes së Veliajt.
“Jam shumë i vetëdijshëm për këtë çështje dhe siç e vlerësoj me realizëm se çfarë përfaqëson Veliaj dhe nëse Shqipëria pësoi një zhvillim të madh me Edi Ramën dhe nëse deri më sot, vendi ynë ka ardhur gjithmonë në një qeverisje më të keqe, do t’ju duket lule shqiptarëve Rama dhe Sali Berisha nëse do të kenë fatin e zi të kenë një qeverisje të Veliajt. Është një minus për Veliajn që ka një mandat sepse tregon me këtë mandat çfarë ai përfaqëson sepse propaganda nuk mund të mbulojë këtë njeri që përfaqëson veset më të këqija të gjithë tranzicionit”, tha Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post