Themeluesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, u shpreh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se për 30 muaj sa ka qenë deputet, ka punuar me ndershmëri. “Unë kam qenë vetëm 30 muaj deputet. Për sa kohë që kam qenë deputet, kam shërbyer sa kam mundur. Unë kam bërë shumë në atë punë që kisha, duke qenë i ndershëm në gjithçka. Kam punuar gjithashtu për bashkimin e të majtës në Shqipëri. Unë kam qenë personi që kam dashur të bashkoj Ramën dhe Metën e që e kam arritur këtë gjë. Sa herë që Rama më ka dëgjuar mua, PS ka fituar dhe kur nuk më ka dëgjuar, ka humbur. Unë kam qenë gjithmonë një njeri sfidant dhe do të ngelem i tillë deri në fund të jetës sime. I kam hyrë politikës për t’iu shërbyer njerëzve, popullit shqiptar dhe kam bërë punë vetëm të mira”, tha Koço Kokëdhima.
Kokëdhima tha se të çosh vendin në zgjedhje pa opozitën është si të fusësh përçarje. “Kjo është njëlloj si tradhti kombëtare”,- tha Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post