Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, ashtu siç e kishte paralajmëruar i është përgjigjur sot akuzave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Kokëdhima akuzoi diplomatin përfaqësues të Uashingtonit se me deklaratën e tij duke e akuzuar si të korruptuar ka nëpërkëmbur etikën diplomatike.
“Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve.
Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan.
Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër.
Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, tha Kokëdhima.
I pyetur se mos akuzat e ambasadorit kanë ardhur nga lidhja e tij me rusët, Kokëdhima e mohoi. Sipas tij, ai nuk ka bërë biznes me rusët, përveç blerjes së disa makinave.
Diskutime rreth kësaj post