Koço Kokëdhima u premtoi banorëve të Vlorës, se sapo tё rikthehet nё parlament, do t’i kushtohet me vendosmёri çështjes së shpronëzimeve.
“Gjatё kёtyre tre vjetёve si deputet, kam luftuar shumё tё pёrfaqёsoj e ndihmoj familjet qё shpronёsohen nga titujt e pronёsisё nё troje, toka bujqёsore apo ndёrtesa, ose kur ky proces ёshtё bёrё pa kundёrshpёrblim pёr interes tё ndёrtimit tё veprave publike si rrugё, trotuare, lulishte etj.
Nё Bashkinё e Vlorёs janё shpronёsuar ose goditur njё mijё familje. Pothuajse tё gjitha kёto familje janё tё palumtura. Ato kanё pёsuar drama e tragjedi.
Shumё kanё humbur krejtёsisht pasurinё dhe kanё dalё nё shi si tё pastrehё.
Shane e Sheme Demaj, nё vend tё shtёpisё sё vjetёr, qё kishin blerё, ndёrtuan njё 4- katёshe pёrpara 20 vjetёsh, me mundimet e djemve nё kurbet. Pasuria e tyre vlente 300 mijё dollarё. U prish pa asnjё kundёrshpёrblim.
Qeveria i mbёshteti me 2 vjet qira. Shemja pёsoi njё goditje kardiake nga tronditja e madhe. Historia e kёsaj familjeje tё shkatёrruar tani u pёrket statistikave dhe arkivave. Janё 500 raste nё Vlorё qё kanё humbur krejtёsisht pasurinё e jetёs”, tha Kokëdhima, duke iu referuar shpronësimeve për ndërtimin e rrugës Transballkanike.
Ndërsa më poshtë, është një pjesë shkrimi në gazetën e Kokëdhimës, që të kujton letrat dhe shkrimet për Enverin, kohë kur Koço ishte sekretar partie. Në shkrim thuhet se Kokëdhima është një politikan europian, por i parakohshëm për Shqipërinë (fjalët janë vënë në gojën e një plake):
“Sofika Abazi, flet me shumë emocione në bashkëbisedimin e Kokëdhimës me socialistët e Vlorës. Është ngjitur në podium për të lexuar një letër falënderimi për ish-deputetin, pa ndihmën e të cilit, nuk do të kishin marrë as atë dëmshpërblim qesharak, që qeveria u dha pasi u prishi shtëpitë që i kishin me letra. Pas 7 muajsh nga aksioni i IKMT-së ajo e quan veten ish-banore e rrugës Transballkanike edhe pse ishte pronare e një prone 70-vjeçare, së bashku me nënën 86-vjeçare dhe familjen me 4 anëtarë.
Përballë një shteti të tërë kundër, bashkë me pushtetin vendor, Sofika Abazi veçon mbështetjen që u dha z.Kokëdhima:
“Mes shpërfilljes së madhe, ne iu drejtuam deputetit Koço Kokëdhima. Na priti, na dëgjoi, e vlerësoi shqetësimin tonë, u solidarizua me ne, u bë shpirtërisht pjesë e jona dhe u angazhua me pasion për të bërë drejtësi që banorët të mos dilnin të humbur nga ky proces dhe këtë e bëri me integritet të lartë, trimërisht dhe me inteligjencë. Falë tij filluan që të hapen dyert e institucioneve, ato dyer që deri atëherë na përplaseshin në fytyrë, shoqëruar nga fjalori vulgar dhe ofendues i zyrtarëve që fatkeqësisht janë aty me votat dhe që paguhen për të shërbyer nga taksat tona. E keqja është se personalitete si Koço Kokëdhima, me profil shtetëror të standardeve europiane, siç duket janë të parakohshëm për Shqipërinë.
Është koha e servilëve, hipokritëve, të paaftëve, të pashpirtëve. Për këtë arsye z.Koço Kokëdhima e penguan në misionin e vet fisnik, si deputet që shpreh dhe mbron interesat’-thotë zonja Abazi. Viktor Xhaho, një tjetër banor i rrugës Transballkanike, prej 20 vitesh jeton në Francë, por vjen të shikojë babanë që nuk e braktis Vlorën. Ai kujton momentet e pranverës së shkuar, kur askush nuk ua hapte derën, por vetëm Kokëdhima u dëgjoi kërkesat dhe ndihmoi për zgjidhje. “Unë jetoj në Francë prej 20 vitesh dhe ne deputetin tonë e njohim, ka zyrën e tij ka shkojmë për çdo hall. Kështu ndodhi edhe me ne dhe z.Koço. Ky njeri detyroi qeverinë dhe bashkinë që të rrinin gatitu. Ndërsa tani nuk na pranon më njeri sepse z.Kokëdhima e larguan”-thotë me trishtim Viktori”.
Diskutime rreth kësaj post