Koço Kokëdhima kërkon largimin e Ramës nga drejtimi i PS-së.
Sipas tij, Rama është përgjegjësi për mbjelljen masive të kanabisit në vend dhe ka poshtëruar presidentin e ri amerikan Donald Trump, ndaj dhe duhet të largohet.
“Përse duhet t’i japim kosto të pamerituara Partisë Socialiste dhe vendit me deklarata diletante e poshtëruese të zyrtarëve tanë kundër kandidatit dhe tani presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, zotit Donald Tramp? A duhet që një qeveri socialiste, pasi sulmon Lazaratin, e bën gjithë vendin Lazarat? Si ka mundësi që në trafikun e ri të hashashit përfshihen të gjithë ata funksionarë të policisë dhe të shtetit? A i meriton PS-ja këto kosto? Ne duhet të bënim marijuanën të legalizuar për fermerët dhe për shtetin, për buxhetin, jo për zyrtarët e kriminalizuar dhe për mafiozët e drogës”, tha Kokëdhima nga Saranda.
“Partia Socialiste po kanibalizohet nga aleatët, po humbet mbështetje dhe po zvogëlohet. Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve të saj. Kjo po ndodh edhe pse kemi kaq shumë njerëz të shkëlqyer në bazë, edhe pse përballë kemi një parti të diskretituar si partia e Saliut. Kjo gjë po ndodh, pasi Partia Socialiste po merr kosto të pamerituara nga njerëzit e saj në pushtet. A është normale që qeveria jonë të harrojë premtimet e saj kundër plehrave në zgjedhjet e vitit 2013 dhe tani të miratojë importin e mbetjeve?”, u shpreh më tej Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post