Aktivistja Evi Kokalari është shprehur se deputetit Flamur Nokës i është dhënë shumë pushtet në PD dhe sipas saj, ky pushtet duhet t’i hiqet pak.
E ftuar në emisionin “Review”, Kokalari theksoi se deputetja Albana Vokshi është shumë e zonja dhe është një aset në PD.
“Albana është shumë e zonja, problem është se Albana është trajnuar nga Jemin Gjana. Problemi është se vetë nuk është hedhur asnjëherë në votë. Ndërkohë të gjithë zgjedhjet është ajo që i shikon dhe I bën. Unë e quaj aset atë, nuk do ta largoja kurrë nga PD-ja. Flamur Noka është shumë besnik për PD, është një njeri që nuk ka kurrë në mendje për të shkatërruar PD dhe për të marrë karrigen e Berishës. Për mua këto mjaftojnë që ai të jetë në PD, por duhet t’i hiqet pak pushtet”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post