Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka mbajtur një qëndrim mjaft kritik ndaj kreut të PD0së, Lulzim Basha. Kokalari e cilëson aspak frymëzues fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar.
Ajo u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, të mbajtura në 13 qershor, duke e quajtur procesin një hipokrizi.
“Shikuam të njëjtën sjellje të Bashës. Kishte një falsitet në fjalimet që nuk ishin aspak frymëzuese. E njëjta gjë ka ndodhur edhe para fushatës, ai nuk arriti të frymëzonte votuesit. Basha i kualifikoi tradhtarë ata që kanë një mendim ndryshe. Nuk duhet ta kishte bërë.
Hipokrizia tjetër është fakti që flet për 25 prillin. Por ne kemi një problem tjetër, ai është 13 qershori dhe duhet të flasim. Të njëjtat gjëra që i bëri Rama-Bashës, supozojmë, iu bëri Basha kandidatëve të tjerë”, u shpreh Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post