Në mbështetje të Sali Berishës në një lidhje në “Opinion”, Evi Kokalari tha se kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit lidhur me shpalljen non grata të Berishës.
“Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit pse nuk jep prova. I janë dërguar tre letra deri tani dhe ai nuk përgjigjet. Ke Grenell që po merret me këtë punë se po përdorin Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet të përdoren.
Mënyra se si vepron departamenti i shtetit është cenimi më i madh i demokracisë amerikane”, tha Kokalari.
Më tej, ajo parashikoi se çfarë do të ndodhë më pas. “Berisha bëhet kryetar i PD-së. Në 2024 shanset janë që një republican të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ja heqin non grata Berishës”, u shpreh Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post