Më datë 08.12.2016, Specialistët e Seksionit për hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Skuadrën Shqiponjat, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Klodian Stafa, 35 vjeç, banues në Tiranë
– Bashkim Ndreu, 33 vjeç, banues në Tiranë
Nga informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Narkotikës, se shtetasit e lartë përmendur, ushtronin aktivitetin e kundra ligjshëm të shpërndarjes së lëndëve të dyshuara narkotike të llojt “Kokainë”, në lokale të ndryshme të natës së Kryeqytet, kryesisht në zonën e ish bllokut.
Ditën e sotme është arritur të finalizohet operacioni “Bear”, pasi këta shtetas do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e zogut të zi, në monetin që janë afruar shërbimet kanë konstatuar të dy shtetasit e lartë përmendur në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” dhe kanë bërë ndalimin e tyre të menjëhershëm.
Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore.
Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë”Kokainë”
– 5 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë
– 90.000 Lekë
– 100 Euro
– 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post