Shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në qytetin bregdetar, arrestohet 38-vjeçari. Në pranga ka përfunduar Hektor Psatha, i cili në qytetin e Durrësit njihet si tifoz i zjarrtë i Teutës.
I riu disa vite më para ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore. Ish-futbollisti u arrestua në flagrancë pas mbahej në vëzhgim nga policia prej gjashtë muajsh. Policia bën me dije se Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se, 38-vjeçari shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit. Edhe femrat, të cilat kishte nën administrim 38-vjeçari, ushtronin aktivitetin e tyre në hotelet e Plazhit dhe hotelet ngritura përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit, raporton Panorama.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar, Psatha shfrytëzonte sezonin turistik veror për të ushtruar aktivitetin e tij, duke gjetur klientë për të shitur kokainë, por edhe për femrat që ai prostituonte.
“Finalizohet operacioni i koduar “Postieri” duke arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet e natës së Durrësit. Pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale, u arrestua në flagrancë shtetasi Hektor Psatha, 38 vjeç, banues në Durrës”, sqaroi policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Për shkak të hetimeve, policia nuk jep më shumë detaje rreth ngjarjes. Psathi u arrestua nga policia pikërisht në momentin që po festonte 38-vjetorin. Për të mbuluar aktivitetin e tij të jashtëligjshëm, “Tori”, siç ai njihet në Durrës punonte edhe si faturino në autobusët urbanë të zonës së Plazhit.
Diskutime rreth kësaj post