Janë zbardhur dëshmitë e dy personave që u arrestuan dje me 613 kilogramë kokainë.
Të dy personat e arrestuar si trafikantë të dyshuar të sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë.
Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transportonin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënësi i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenierin e tyre.
“Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenierin që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në Polici dy të arrestuarit.
Prokurorët nga ana tjetër shprehen se ky grup nuk mund të ketë vepruar i vetëm, por ka qenë furnizues kryesor.
Diskutime rreth kësaj post