Gazetari Spartak Koka thotë se Naim Murseli i ka përdorur fëmijët e tij të mitur për vrasjen e bashkëshortes për ta bërë alibinë dhe skenarin e tij më të besueshëm.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan për të diskutuar për vrasjen makabre në Prishtinë të Liridona Ademajt, gazetari Koka u shpreh se krimi u bë në prezencë të fëmijëve të çiftit me qëllim që varianti i Naim Murselit të ishte sa më i besueshëm.
“Ka përdorur fëmijët si dëshmitarë për grabitjen. Daja tregon që nipi i kishte thënë ata kërkuan lekët dhe unë lekët nuk ja dhashë. Naim Murseli kishte vajtur deri aty sa t’i përdorte fëmijët si dëshmitarë për gabitjen dhe për ta bërë versionin më të besueshëm”, tha gazetari Spartak Koka.
Diskutime rreth kësaj post