Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë postimin e Sali Berishës ku shfaqet me letërnjoftimin e parë shqiptar në dorë. “Ka qenë një punë dhe arritje e jashtëzakonshme e Qeverisë Shqiptare të asaj kohe, Ministrisë së Brendshme, veçanërisht me stafin e saj të mrekullueshëm, të aftë, të ndershëm e të mençur”, shkruan Nishani.
Postimi i Nishanit:
“Ka qenë një punë dhe arritje e jashtëzakonshme e Qeverisë Shqiptare të asaj kohe, Ministrisë së Brendshme, veçanërisht me stafin e saj të mrekullueshëm, të aftë, të ndershëm e të mençur.
Një homazh të veçantë meriton Zv/ministri i asaj kohe Ferdinant Poni !
Ndihma e çmuar e Ministrisë së Brendshme të Austrisë për të realizuar në një kohë rekord Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile i cili zëvendësoi regjistrat e grisur, të pistë e plot gabime që kishim trashëguar nga qeveria socialiste në zyrat e Gjendjes Civile, ishte hapi vendimtar për angazhimin e suksesshëm të Fondit Shqiptaro Amerikan të Ndërrmarjeve dhe Kompanisë lider franceze SAGEM.
Megjithë përpjekjet e turpshme të opozitës agresive të asaj kohe nën drejtimin e Edi Ramës për të penguar, minuar e dëmtuar proçesin, shqiptarët arritën të kenë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ndër më cilësoret në Evropë.
Deri përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, u arrit të paisen me kartat e identitetit 1,6 milion shqiptarë.
Kohë rekord, cilësi evropiane, ndershmëri e kristaltë !
Punë Kampionësh !”, ka shkruar Nishani.
Diskutime rreth kësaj post