Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të lexohen me vëmendje argumentet kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend. Ky reagim i Presidentit vjen pas deklaratës së kreut të grupit socialist Taulant Balla, i cili tha se Meta e ktheu paketën pas urdhrit të Lulzim Bashës. Po ashtu Balla theksoi se do e rrëzojnë të ne seancën e parë të Kuvendit dekretin e Metës.
Reagimi i presidentit Ilir Meta:
Të dashur qytetarë,
Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.
Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.
Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur ‘anti-shpifje’.
Diskutime rreth kësaj post