Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar faktin e javës së kaluar se Shqipëria përjetoi një rritje të rasteve të COVID-19 me 15% si dhe një rënie të lehtë të testimeve tek qytetarët.
Basha thotë se Rama vijon me vjedhje dhe gënjeshtra ndërkohë që njerëzve u duhet mbështetje dhe ndihmë.
“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!”, shkruan Basha.
Basha ka shpërndarë artikullin e VOA, ku theksohet se java që lamë pas krahasur me një të mëparshme shënoi rritje të rasteve me 15%, 4 viktima më shumë dhe më pak testime nga autoritetet shëndetësore.
Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret! https://t.co/fWgXl2ZyXW
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 12, 2020
Diskutime rreth kësaj post