“Tani është thuajse e sigurt: Brukseli, duke folur nëpërmjet politikës gjermane dhe të disa politikave të tjera të vendeve të Bashkimit Europian, shprehet se me këtë qeveri nuk mund të hapen negociatat me Bashkimin Europian.”
Kështu shkruan avokati Spartak Ngjela, një nga zërat më kritikë të qeverisë Rama 2. Sipas Ngjelës politika gjermane nuk ka më besim te kjo qeveri për shkak të korrupsionit qeveritar.
Ngjela e quan këtë një “turp të pashembullt historik” që s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës.
E PLOTË NGA SPARTAK NGJELA:
Tani është thuajse e sigurt: Brukseli, duke folur nëpërmjet politikës gjermane dhe të disa politikave të tjera të vendeve të Bashkimit Europian, shprehet se me këtë qeveri nuk mund të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
Korrupsioni Berisha nuk u luftua, sepse qeveria Rama pranoi ushqimin e tij, por tani në favor të vet. Domethënë korrupsioni vazhdon.
Politika gjermane nuk ka më besim te kjo qeveri.
Pse gjithë kjo goditje.?
Korrupsioni është kryesori, pastaj vijnë dhe gjendja e mjerë e paaftësisë politike të qeverisë për moskryerjen e reformave dhe ngadalësimin deri në zero të ristrukturimit demokratik të sistemit politik aktual.
Por ka një gjë që është esenciale: e gjithë kjo gjendje është pasojë direkte e korrupsionit qeveritar.
E shihni se në çfarë gjendje është sot Shqipëria dhe shqiptarët? Një tufë hajdutësh që duan ende të grabisin shqiptarët dhe shtetin e tyre, për të garantuar fitimet e paligjshme, penalizojë me varfëri dhe me humbje shprese të gjithë shoqërinë shqiptare.
Ky është një turp historike i cili nuk ka shembull në asnjë vend europian.
Dhe pyetja është kjo: tani që shqiptarët do ta marrin vesh arsyen e vërtetë të varfërisë së tyre, ende do ta mbajnë një qeveri abuzuese?
Njëzet vjet korrupsion. Studentët duket se janë e vetmja shpresë. Por, a do të dalin ata masivisht në janar edhe me fotot e kryqëzuara të Ramës Berishës, Metës dhe Bashës?
Mendoj se po. Koha ka ardhur. Studentët dhe SPAK mendohet se do ta çlirojnë Shqipërinë e zënë rob nga korrupsioni. Dhe do ta çlirojnë…
Diskutime rreth kësaj post