Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi shprehet se mesazhet e SHBA-ve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë përfunduar dhe se tani do të kalohet në veprime konkrete të ndëshkimit nga gjykatat shqiptare.
“Mendoj se është një projekt i drejtpërdrejt i SHBA-së, nuk ka më kohë për mesazhe. Vetë ideja e nisjes me shpalljen si person “Non-Grata” të Sali Berishëns tregon se nuk është më koha e mesazheve, por e veprimeve konrkrete. Mesazhet nga përtej Atlantikut kanë mbaruar dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar, por edhe shqiptarët, por sidomos dhe krimi do ta ketë kuptuar”, – tha Klosi në emisionin “Breaking”.
Ai gjithashtu theksoi se ta nisësh këtë proces me Sali Berishën është gjë e madhe, “Të nisësh me Sali Berishën është gjë e madhe, të fillosh nga një tjetër më i vogël se nuk do e dinim se ku do të vente, është nisur nga më i madh, te njeriu që është konsideruar si më i paprekshëm. Shumë shpejt do të ketë edhe figura të jtera që deri dje janë konsideruar të paprekshëm. Ka shumë probleme, qoftë korrupsioni dhe trafiku i qenieve njerëzore që ka marrë hov të ri”, – theksoi Klosi.
Diskutime rreth kësaj post