Pas bujës së madhe të arrestimit të Feros dhe burgosjes së tij, për shkak të dhunimit të bashkëshortes, Arbenitës, jeta e reperit ka marrë një tjetër drejtim.
Menjëherë pas lirimit, reperi postoi në rrjete sociale duke treguar se kishte vendosur të hiqte njëherë e mirë dorë nga muzika dhe “shthurja” e t’i dedikohej fesë islame.
Fero u shpreh i penduar për të gjitha këngët që kishte lançuar deri më sot, si dhe tregoi se tashmë e donte më shumë bashkëshorten e tij, pasi kishte nxjerrë mësim nga ajo që i kishte ndodhur.
Gjithashtu në rrjete sociale, reperi po ndan momente të përditshmërisë së tij ku tregon sa i devotshëm është në fe.
Në postimin e fundit, Fero ka treguar se ka ndaluar makinën në mes të rrugës për t’u falur, ndërsa krahas fotos shkruan:
″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato.″shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post