Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman organizoi një konferencë për shtyp këtë mëngjes ku u pa se ishte nën një presion të madh, teksa nuk lejoi asnjë pyetje.
Koeman nuk mbajti një konferencë të zakonshme për shtyp. Në vend që të bashkëvepronte me shtypin, holandezi mbërriti në sallë me tekstin e përgatitur, e lexoi dhe pastaj u largua.
Megjithatë, holandezi, nën drejtimin e të cilit Barcelona po luan shumë keq, pretendon se ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit.
“Klubi është në krahun tim si trajner në një situatë rindërtimi. Situata sportive ka lidhje me situatat financiare dhe anasjelltas dhe kjo nënkupton që duhet rindërtuar klubi dhe ekipi pa patur mundësinë që të bëhen investime të mëdha dhe kjo kërkon kohë. Futbollistët e rinj dhe të talentuar mund të bëhen yje të mëdhenj në vetëm disa vjet,” – tha holandezi.
Koeman po kërkon mbështetjen e të gjithë tifozëve dhe njerëzve që janë brenda dhe përreth klubit.
“Ne duhet të kemi durim. Në Ligën e Kampionëve nuk mund të presim mrekulli. Duhet të shikojmë humbjen nga Bayern përmes asaj perspektive. Procesi në të cilin jemi aktualisht kërkon mbështetje të pakushtëzuar,” – tha Koeman dhe u largua nga salla.
Në katër ndeshjet e para në La Liga, Barcelona regjistroi dy triumfe dhe një barazim, ndërsa në Ligën e Kampionëve u mundën rëndë nga Bayern.
VIDEO:
🗣 @RonaldKoeman: “We are counting on your support in these difficult times”. pic.twitter.com/80HPPM4cKs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 22, 2021
Diskutime rreth kësaj post