Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin se cilado Gjykatë Kushtetuese që të ishte sot në këmbë do t’i kishte rrëzuar masat e marra në kuadër të luftës kundër koronavirusit.
Manjani i kujton Palmerit edhe deklaratën që ai bëri qershorin e viti ttë kaluar, ku u shpreh se gjykatën do ta kishim në korrik.
Postimi i plotë:
“Cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte sot në këmbë(edhe ajo e Dvoranit), do ti kishte rrëzuar masat ndaluese pa shkak që la vendosur Surreli në mënyrë ARBITRARE.
Edhe Kodin Penal që shpiku Rama dhe e shkroi Meta, do ta kishin rrëzuar.
Nuk them dot se do lejonin mitingje, as kongrese, as festa histerike nëpër sheshe, por qartësisht do lejonin njerëzit të lëviznin e të shkonin në punë lirisht.
Nuk pretendoj se do ndalonin pushtetin monist së shemburi të objekteve private dhe atyre të kultit, por qartësisht do lejonin njerëzit të shesin,blejnë e regjistrojnë pronat e tyre pa marrë leje paraprakisht në E-albania.
Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do çlironte mediat, por gazetarët do lejoheshin të bënin lirisht punën e tyre, pa qenë të detyruar të japin hesap censuruesve.
Nuk do të ndalte dot kriminelët kjo gjykatë, por do të detyronte policinë,prokurorinë e gjykatat të rrinin në punë për të goditur krimin.
Pa dyshim, një Gjykatë Kushtetuese nuk ndalon do abuzimin, por qartësishht do shfuqizonte aktet abuzive normative që nxjerrin ligjin e prokurimit nga fuqia për të legjitimuar kontratat pa tender.
Pra një Gjykatë Kushtetuese, sado e anshme të ishte do bënte diçka që kjo situatë të mos lejohej.
Meqë ra fjala, zoti Palmer na tha pë vjet në qershor sedo ta kishim gjykatën në Korrik. Erdhi korriku tjetër.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post