Largimi i kodeve të huaja telefonike dhe vënia në funksion e kodit shtetëror +383 do t’ua heqë njërën prej barrëve kryesore financiare operatorëve telefonikë në vend.
Kjo ngase do të hiqen shpenzimet milionëshe që operatorët kanë shpenzuar për shfrytëzimin e kodeve telefonike të vendeve të tjera, shkruan Koha Ditore.
Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kostoja e deritashme direkte e përdorimit të këtyre kodeve mbërrin në mbi 220 milionë euro.
Me implementimin e kodit të ri dhe largimin nga përdorimi të kodeve të deritashme, sipas këtij autoriteti, operatorët nuk do të ngarkohen me këtë kosto.
Diskutime rreth kësaj post