Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vazhdon t’i qëndrojë konstatimit të saj se në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë, Shërbimi Informativ Ushtarak ka përgjuar politikanët e opozitës dhe diplomatët.
Edhe pse prokuroria nuk arriti të vërtetojë këtë pretendim, Kodheli ka qenë shumë konkrete përballë vartësve të radiozbulimit dhe sherbimit inteligjent të ushtrisë.
“Kur mora detyrën e ministres së Mbrojtjes në vitin 2013, vija nga opozita e atëhershme, politikanët e të cilës ashtu sikurse edhe diplomatët përgjoheshin nga shërbimi juaj duke krijuar një klimë pinocetiane në një vend anëtar të NATO-s dhe në mes të Evropës. Prandaj i vura pikësynim vetes ta pastroja këtë shërbim nga ato mbeturina”, ka deklaruar Kodheli.
Këto deklarata ministrja i bëri me rastin e 65-vjetorit të krijimit të radiozbulimit të ushtrisë shqiptare./TCH
Diskutime rreth kësaj post