E ftuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” në TVSH, ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli foli ndër të tjera edhe për veshjen si ushtarak të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.
“Veshja si ushtarak e tij nuk ka sens, por besoj se ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik”, tha Kodheli.
“E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar qysh atëhere kur doli si ushtarak. Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha ‘po jam qetësuar’”, vijoi Kodheli.
Pak muaj me parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u shfaq i veshur si ushtarak në kufi me Shqipërinë duke folur me nota kërcenuese.
Pas deklaratave të tij në kufi, pati një tensionim të marrëdhënieve mes dy vendeve, ku nuk munguan edhe deklaratat e luftës.
Gjithashtu, Kodheli tha se ka çuar në prokurori 20 dosje të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkelje gjatë qeverisjes “Berisha”.
Por sipas saj prokuroria nuk ka ardhur asnjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes për të pyetur nëse kanë prova, ndërkohë që prokuroria i ka mbyllur çështjet për mungesë provash.
Kodheli ritheksoi se për këtë arsye e qindra të tjera ku perfshihen ato me kryesoret, Gërdeci dhe 21 janari, është i domosdoshëm vetingu.
Diskutime rreth kësaj post