Dy ditë pas takimeve Kokëdhima- Meta dhe Kokëdhima – Basha, gazeta “Shekulli” ka dalë me një editorial në thelbin e të cilit është Zgjidhja që ofrohet nga “një lider i mirë”.
Cila është kjo zgjidhje që sugjerohet me shkrim nga Arben Rrozhani? Kjo zgjidhje është shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë.
“Që PS dhe PD do të takohen dhe do të arrijnë një kompromis kjo është e sigurtë, por Shqipërisë, këtej e tutje, i nevojiten vetëm kompromise parimore dhe jo flirte mes dy partive të mëdha, sepse ato, sa herë janë bërë bashkë me këto qëllime, kanë çimentuar sistemin dypartiak, kanë cenuar Kushtetutën dhe kanë deformuar demokracinë dhe eliminuar pjesëmarrjen e popullit me vendimarrje.
Një lider i mirë i jep fund kësaj praktike që ka pronësuar vullnetin e popullit dhe e ka mbledhur fatin e vendit në duart e një grushti njerëzish.
Një lider i mirë është si “trimi i mirë me shokë shumë”.
Ai nuk del ditë-natë dritare më dritare duke u përbetuar se do të bëjë zgjedhje edhe pa opozitën, apo me opozitën që sajon në sallonet e errëta të pushtetit.
Ai ulet së bashku me opozitën që të gjejë një zgjidhje të drejtë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare…
Shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë do të krijonte kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme zgjedhore që do të mundësojë një proces votimi dhe numërimi të denjë për vendet demokratike, duke e shkëputur nga vendi i turpit ku është prej 23 vitesh, që kur nisi vjedhja shtetërore e votave dhe deformimi i vullnetit të zgjedhësve”, shkruhet në editorial.
Diskutime rreth kësaj post