Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Ai tha se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Shehi kishte edhe një thirrje për partinë Bindja Demokratike, duke thënë se ajo duhet të reshtohet krah opozitës së bashkuar.
“Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama”.
“Nga mosregjistrimi fillon beteja. Tha Shehi.
I pyetur se si opozita do të pamundësonte zgjedhjet, ai tha:
Me të gjitha mënyrat, duke filluar që me deklarimet tona, duke mos u regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Ditën kur qytetarët nuk shkojnë në zgjedhje ato kanë rënë. Zgjedhjet minimalisht duan gjysmën e qytetarëve. Të gjitha format nga sot deri ditën e zgjedhjeve.
Harku opozitar po zgjerohet për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij lloj regjimi.
Diskutime rreth kësaj post