Teksa fushatës elektorale po i arrin fundi, liderët e partive politike janë shfaqur thuajse çdo ditë në programet dhe emisionet televizive.
E njëjta gjë ka ndodhur këtë të enjte, ku ashtu si Rama, edhe Basha ka qenë përballë gazetarëve.
Por ndryshe nga Rama i cili e la të hapur mundësinë e një koalicioni të madh, lideri i opozitës është përgjigjur ndryshe. Lulzim Basha ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni PS-PD.
Ja debati:
Basha: Unë pres që shqiptarët ta votojnë masivisht këtë program. E dyta që prek, është një mosbesim i madh tek koalicioni i madh. Unë them taksa të ulëta, ai thotë taksa të rritura, unë them shpenzime për pensionet dhe punësimin, ai thotë shpenzime për palmat dhe fasadën.
Balla: Pra nuk shikoni një mundësi për koalicion?
Basha: Sic janë shpalosur programet, nuk është se nuk e shikoj unë, nuk e shohin shqiptarët.
Balla: Por nëse nuk fitoni?
Basha: Ju jeni në terrenin tuaj të nëse-ve… Unë jam në terrenin tim dhe në të drejtën time…
Minxhozi: Ju e keni pezull marrëveshjen me Ramën, ju thoni bëhet nuk bëhet e keni në ajër..
Basha: Cfarë marrëveshje?
Minxhozi: Marrëveshje për qeverisje
Basha: Jo jo, kjo nuk bëhet, e hedh poshtë këtë variant.
Diskutime rreth kësaj post