A do të qëndrojë PS në koalicion me LSI në kërkim të një mandati tjetër qeverisës? Për kryeministrin Rama kjo është pyetja që i është bërë më shpesh në këto 3 vjet, por edhe pyetja më e lehtë për të. Ai duket komod me LSI, por ndryshe nga 1 prilli i 2013 –ës, jo aq i ngjitur pas saj.
“Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj se nuk duhet të presim surpriza, nëse LSI- januk do të rimartohet djathtas, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas”, u shpreh Rama në një intervistë për Tv Klan.
Për 3 vjet me radhë PS dhe LSI kanë patur shpeshherë përplasje. Kulmi i tyre arriti me reformën në drejtësi, ku Meta kërcënoi me largim nga koalicioni dhe qeveri teknike. Pas kësaj palët kanë tentuar t’i sheshojnë divergjencat.
Diskutime rreth kësaj post