Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha ka folur edhe për idenë e një bashkëpunimi të mundshëm me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Bashës deklaratat e eksponentëve të larët të PD-së janë keqkuptuar, duke nënkuptuar këtu Edi Palokën, i cili në një ditë më parë e la të hapur derën për një koalicion me partinë e Ilir Metës. Kreu i opozitës ka deklaruar kushtin e PD-së për një bashkëpunim me LSI-në.
“Këtu ka një interes të madh, s’arrij ta ndaj sa është gazetaresk dhe sa është tabloid se ka edhe keqkuptime të deklaratave të funksionarëve të lartë të PD. Një një betejë ekzistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se cdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar sic është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirruir kushdo qytetar, faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vullntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve. Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar”, tha Basha.
Ndërkohë në kampin opozitar të dy forcat e mazhorancës, PS dhe LSI, nuk e kanë vendosur ende nëse do të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme apo jo. Rama është shprehur se për këtë çështje do të diskutohet pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LSI-së.
Diskutime rreth kësaj post