Damian Gjiknuri, ministri aktual i Energjitikës është i vetmi anëtar i kabinetit qeveritar kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ministri i Energjitikës dhe Avokatja e Shtetit jane gjetur përgjegjës sipas KLSH, për procedurën e ndjekur dhe negociatat që sollën përgatitjet e marrëveshjes me CEZ, me një dëm sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 479 milionë euro.
Raporti i auditimeve për 2015 i KLSH-së ka rezultuar me 51 kallëzime penale në prokurori, por auditi i ministrive të tjera ka rezultuar me kallëzime penale për nivele më të ulëta të administratës, kryesisht drejtora apo kryetar të komisioneve të zhvillimit të tenderave.
Janë disa ish drejtorë të institicioneve që janë kallëzuar nga KLSH gjatë 2015 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, ish Drejtori i Postës Shqiptare, ish Administratorin i OSHEE, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit. Në atë që konsiderohet rangu i zyrtarëve të Lartë, KLSH për vitin që shkoi ka kallëzuar gjithashtu edhe tre kryetar bashkie, atë të Kavajës, Memaliaj dhe Patozit.
Për shumicën e këtyre kallëzime, raporti i KLSH-së për një pjesë të tyre sqaron se vetëm një pjesë e tyre janë çështje nën hetim. Prokuroria ende nuk ka bërë publike në ç’pikë janë këto hetime dhe nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë është tashme drejt burgut, ku u nis të shtunën në mëngjes ish ministri Spiro Ksera.
Diskutime rreth kësaj post