Ish-atletja e njohur shqiptare, Klodiana Shala, tha se të rinjtë sot janë të lodhur dhe se 40-vjeçarët janë më të fortë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Klodiana Shala, tha se ka një ndryshim mes brezave, pasi sipas saj të rinjtë në këtë periudhë janë më të lodhur se të rinjtë e dikurshëm e madje sipas sportistes 40-vjeçarët e janë më të fuqishëm se 20-vjeçarët e tanishëm
“Me çfarë shikojmë në jetë, mua mbi 40 më duken më të fortë mendërisht, por edhe fizikisht, janë më të fortë se 20-vjeçarët. E vërtetojmë po deshët, kush zgjohet në 5 dhe rri deri në 11 të natës? Të rinjtë janë të lodhur sot”, tha sportistja./albeu.com
Diskutime rreth kësaj post