Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e ndërtimit të një rruge.
Pjerin Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK. Sipas gazetares Klodiana Lala, nëse Pjerin Ndreu merret i pandehur, vendoset në pikëpyetje mandati si kryetar bashkie i Lezhës. Ndërkohë mësohet se nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.
“SPAK ka çelur hetim për Pjerin Ndreu dhe po e heton për shpërdorim detyre. Vetë Ndreu ka thënë për gazetarët se është në hetim, në lidhje mëe ndërtimin e një rruge në qytetin e Lezhës. Ai tha se procedura që ka ndjekur për ndërtimin e rrugës ka pasur probleme. Ndreu u paraqit me avokat në SPAK, e kjo do të thotë se është nën hetim.
Nëse Ndreu do të merret i pandehur, mund të vihet në pikëpyetje edhe mandati si kryetar bashkie i Lezhës. Ai tha se është i hapur për prokurorët dhe shtoi se akuza është e motivuar politikisht. Pjerin Ndreu zgjeron listën e zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion. Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës”, raportoi gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post