Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ajo tha se nëse do të ketë një Veting të politikanëve, 80% e tyre nuk do e kalonin.
Sipas Lalës, aferat korruptive të politikanëve mund të zbulohen me ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe të instancave të tjera.
“Nëse do të ketë veting politikanësh 80% e tyre s’e kalojnë testin. Nuk ka fare nevojë që të shkojmë në veting politikanësh, sepse ato politikanë që kanë vjedhur në 30 vite nuk e kanë problem për të korruptuar komisionin. Kjo bëhet nga partnerët ndërkombëtarë duke dhënë detaje nga aktiviteti i tyre jashtë. Në këtë sens, duke bashkëpunuar të gjithë së bashku, drejtësia mund të çojë në burg politikanët e korruptuar. Di një gjë me siguri, me aq sa kam parë, sa herë bëhet një hetim zbulohen detaje të tjera”, tha Lala në News24.
Diskutime rreth kësaj post