Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se vetëm pak ditë më parë ka marrë një tjetër denoncim lidhur me aktivitetin e fisit Rraja në zonën e Fushë Krujës. Për emisionin “Newsroom”, Fjola Graçin, Klodiana Lala tha se ka denoncim se Rrajat kanë ushtruar dhunë edhe në një qendër votimi, por nuk e dokumenton dot sepse nuk ka video.
“Nuk e ke idenë sesa denoncime marrim nga qytetarë të ndryshëm. Mbrëmë mora një denoncim se ishte bërë një dhunë e tmerrshme po nga pjesëtarët e fisit Rraja në një qendër votimi.
Por nuk e provoj dot, në rastin e Borizanës, ata e filmuan vetë vetën. Ata ne filmuan për të demonstruan forcën e pushtetit. U mbytën në mëkatet e tyre,”-tha Lala në Newsroom.
Diskutime rreth kësaj post