Arben Ahmetaj u pagua për të udhëtuar e qëndruar në hotele luksoze nga Klodian Zoto që është i përfshirë në dosjen e inceneratorëve.
Në një diskutim këtë të hënë në mbrëmje në emisionin “Top Story”, analisti Arjan Çani e cilëson mister faktin që Ahmetaj ka pranuar që Zoto t’i paguante pushimet, ndërkohë që vetë i ka pasur të ardhurat nga punë në politikë, por dhe në biznes.
“Për mua mbetet mister, pse e ka pasur nevojën që t’ia paguajë dikush tjetër dhe jo vetë. Ahmetaj është dikush që para se të futej në politikë, ka qenë biznesmen. Ai ka lekë, pse e kishte nevojën ta bënte këtë gjë”.
Duke kujtuar në studio çfarë thoshte Ahmetaj kur pyetej për inceneratorët gjatë kohës që ishte ministër i Financave, Çani analizon se gjuhën e përdorur:
“Kjo ka ndodhur në një vit që nuk flitej shumë për inceneratorët. Duhet parë situata, ka përdorur atëherë terma të rëndë: ‘nuk më ngrefet’. Çfarë do të thotë kjo? I bie ose nuk nuk është fare i përfshirë, ose është në ankth pasi është i përfshirë”.
Në provat e depozituara nga gazetari Adriatik Doçi rezulton se për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn dhe bashkëshorten, biznesmeni në kërkim Klodian Zoto rezervon me e-mail në hotele si ai në Vjenë “Starlight Suiten Hotel Renngasse”, një hotel ky që konfirmon pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt që përkon me kohën e nisjes së bisedimeve për inceneratorët.
Diskutime rreth kësaj post