Shkruan Klodian Tomorri:
“Shumica e frakexhinjve dhe zonjave të veshura me Diane Von Furnsteberg apo Manolo Blahnik në këtë paradën e djeshme të modës kanë punuar gjithë jetën e tyre rrogëtarë shteti.
Ose edhe atëherë kur kanë punuar në sektorin privat, më shumë se krijimi i ndonjë vlere të shtuar për shoqërinë, kanë bërë para duke shfrytezuar aksesin dhe lidhjet në sektorin publik.
Në fakt, nuk ka asgjë të keqe të bësh nga këto festat vanitoze. Por zakonisht këto në botë i bejnë aktorët e HollyWoodit, kengëtarët, njerëzit e modës. Këtu tek ne i bëjnë zyrtarët e shtetit.
Ironikisht në ditën kur qeveria shtrëngoi buxhetin për krizën energjetike, kur kryeministri deklaroi se nuk kemi takat ta bëjmë rrogën e fukarenjëve 500 euro pasi do v*disnim për bukë dhe kur familjet po e paguajnë çmimin e bukës, por jo vetëm, 30 për qind më shtrenjtë. Kontrasti mes pasdites së kryeministrit hallemadh dhe vanitetit të kastës drejtuese të shtetit në mbremje nuk mund të ishte më verbues.
Me sa duket këtyre nuk u bën përshtypje. Uroj që t’i ketë bërë përshtypje ambasadorit britanik si organizator i galasë dhe madje të ketë vënë mend për herë tjetër se dje ja vodhi skenen ai, i përhershmi”, shkruan Klodian Tomorri.
Diskutime rreth kësaj post