Policia greke arrestoi dje shqiptarin Klodi Lesi i cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Pas arrestimit, Lesi ka rrëfyer para prokurorëve të gjithë ngjarjen si dhe ku qëndroi gjatë këtyre ditëve që ishte në arrati.
Ai tha se qëllimi ishte që të kalonte kufirin për në Shqipëri por nuk arriti dot.
“Pasi vrava Lelën(ish-gruan), mora Fivon(djalin 4 vjeç) dhe e vendosa përpara në motor. U drejtova për në Psahudia. Qëllimi ishte që të mbërrija në Selanik dhe prej andej me ndonjë të njohur të mbërrija në Shqipëri. Kur arrita në Psahudia telefonova një mikun tim që jetonte në Ormilia, por kishte ikur në Shqipëri. E pyeta që të më gjente një mënyrë të shkoja në Selanik, por nuk mundi të më gjente.
Pastaj mora një taksist që e njihja, por në atë momente kishte një tjetër punë dhe nuk mund të vinte të më merrte. U përpoqa të ikja me këmbë drejt Selanikut, por kishte gjithandej policë. E kam menduar shumë që të dorëzohesha, por nuk e bëra. Celularin e hodha që atë ditë për të mos më identifikuar”, ka thënë lesi para hetuesve.
Ai ka treguar gjithashtu sesi arriti ti fshihej policisë gjatë kohës që ishte në kërkim si dhe me çfarë është ushqyer.
“Ditën e parë fjetëm në një tendë në mal pranë një automjeti të braktisur. Djali më pyeste vazhdimisht ku po shkojmë dhe unë i thashë u zura me mamin dhe do ikim në Shqipëri. Të nesërmen hyra në një vilë ku nuk kishte asnjeri. Qëndruam atje. Hëngrëm mjalt, konserva dhe çfarë gjetëm. Aty mora batanije për të mbuluar Fivon. Disa netë të tjera fjetëm në rulotë dhe në tenda në Psahudia.
Atje kam gjetur pak ushqim dhe hëngrëm. Problemi im më i madh ishte ushqimi dhe jo gjumi. Fivo grindej kur e merrte uria. Një ditë vodha një pulë, një ditë tjetër një lepur. E therra, e poqëm në pyll dhe e hëngrëm. Gjeta edhe fruta dhe i hëngrëm bashkë me fëmijën”, ka treguar Lesi.
Diskutime rreth kësaj post