Asamblea Parlamentare e NATO – s vjen në Tiranë pas gjashtë ditësh
Kurse, kllounët vijojnë lojën ne skenën shqiptare.
Ku është Saliu? I izoluar. Qëkurse iu dha rusëve materialet e planeve të NATO – s, nuk u lejua më në asnje mbledhje sekrete të saj.
Por, në Asamble është ftuar Basha. Sigurisht për t’i thënë diçka në lidhje me pseudokrizat që “pjell” Saliu nga shtyse e panikut të brendshëm që i spikat hapur. Por, as Basha nuk lejohet “nga partia” që të shkojë, a thua se NATO është një organizatë bamirëse si ajo që ka ngritur me paratë e ministrisë së Kulturës familia Berisha. (Por që është arrestuar ministri Ksera)
Kurse Bashë ziu thotë se ka angazhim me partitë popullore europiane. Në fakt, Shqipëria ka kohë që është vendi i humorit të madh që vjen nga tragjizmi i madh. Shembulli tipik është humori tragjik qe u krijua nga shqiptarët për Pal Vaten, për të vënë në lojë Enver Hoxhën. Hoxha mendoi të tallej me shqiptarët nëpërmjet një fshatari të pashkolluar, kurse shqiptarët e morën fshatarin dhe e përdorën për të tallur Enver Hoxhen. Por, ke parë ti që njëra prej barcaletave të atëhershme vjen e ngjan me humorin aktual të alibisë Basha për Asamblenë e Natos!
“Shoku Pal”, i tha sekretari i Hoxhes në telefon Pal Vatës, “shoku Enver ju fton nesër që, në ora 10.00, të merrni pjesë në mbledhjen e Byrose Politike”.
“Mos!” i tha Pali, “më vjen shumë keq, nuk vij dot se jam thirrur në mbledhjen e Kryesisë së Kooperatives”.
Enver Hoxha iku nga skena përfundimisht si nje klloun tragjik, por na ka lënë pas serish po kllounë tragjikë që luajne me fatet e shqiptarëve krejt njëlloj. Me të njëjtën metodë antiperendimire.
Ja, ky është kontinuiteti i humorit tragjik shqiptar. Basha do shkojë në mbledhjen e partive popullore europiane, kur në Asamblenë Parlamentare të Natos merr pjese elita parlamentare e partive popullore. (!)
Eshtë frika nga Saliu që e detyron Bashën të bëhet qesharak si Pali, apo është vetë frika e Bashës për hallet e Saliut; apo mos ndoshta është frika e përbashkët që kanë të dy nga Reforma në Drejtësi?
Sigurish që, secila prej tyre, hyn në humorin tragjik shqiptar, të cilit duhet t’i vijë fundi, sepse këta klloune vërtet luajnë komedinë e tyre, por vuajtja është e shqiptarëve, sepse ata po e paguajnë këtë komedi të stërzgjatur me varfërinë e tyre të skajshme, me humbjen e shpresës dhe largimin nga atdheu i tyre.
Por komedisë i erdhi fundi. Kllounët do të shkojnë kokëulur të votojnë Reformën Shqiptare që duhet t’i japë fund tragjizmit shqiptar. Drejtesia shqiptare si në një vend të Natos, do te vije ne Shqiperi edhe nga forca e Natos. NATO është esencialisht organizatë politike. Pse, si mendoni ju, që Amerika dhe Bashkimi Europian do t’ia lënë gazsjellsin TAB, që kalon në Shqipëri, korrupsionit shqiptar dhe jo mirëqenijes dhe drejtësisë shiptare ? Kurre!
Sa e sa aktore kllounë të pështirë do të largohen nga sytë e shqiptarëve!
Prisni dhe pak: eliminimi ligjor i kllounëve aktualë, do të jetë shfaqja më e këndshme për shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post