Këngëtarja Rozana Radi është përballur me një situatë të pakëndshme në dyqanin e saj. Një adoleshent është futur në ambientet e dyqanit të saj, duke shkuar menjëherë te kasa e duke marrë disa të holla.
Ndonëse është përpjekur mos të dukej, shitësja e ka vënë re nga kamerat e sigurisë, teksa Rozana e ka ndarë videon në Instagram, duke shkruar:
“#comingsoon te dyqani im
Te gjithe duart lart! (Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e ka dash per buk)
Raste të tilla padyshim duhen denoncuar e të bëhen publike, sidomos kur në to përfshihen adoleshentë e të rinj, që duhen edukuar e të mbahen larg veseve!”, ka shkruar Rozana.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post