Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, thotë se do të votonte kundër ligjit për hapjen e dosjeve, këtë qëndrim kundër e argumentoi me faktin se gjyshi i tij nga nëna, është dënuar nga vitet e komunizmit dhe se çdo njëri nga ne ka dikë në familje që ka vuajtur nga regjimi komunist.
Ai tha në emisionin “Arnautistan”, se dosjet e komunizmit duhen hapur, mënyra si e ngre Partia Socialiste, është për të ngritur një konflikt.
Sipas tij, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit janë ata, familjet e të cilëve torturoheshin në zyrat e sigurimit, për të spiunuar dikë.
“Kam përmendur disa nga ato pseudonime kur ata individë janë vënë në ofiqet e larta, ky ligj pengon një pjesë të tyre, se nëse do e bëjmë një ligj të vërtetë duhet ta marrim nga oficerët, drejtësia e Enver Hoxhës, disa janë ende aktiv, te politika. Jo vetëm te bashkëpunëtorët. Se një pjesë e bashkëpunëtorëve bëheshin nën kërcënim dhe dhunë. Mund të hapen dhe konflikte. E vërteta është dhuna që ushtrohej ndaj nënës apo fëmijës. Sigurimi i shtetit ka pasur gjithmonë një seri dëshmitarësh gati, që dëshmonin për një gjë apo një tjetër. Është çështje kombëtare që duhet studiuar me kujdes dhe të bëhet një ligj i vërtetë.
Të të kërkoj Rama të bëj ligjin komunist të lustracionit, është si të kërkojë Eskobar ditën që shkoi në parlament, ligjin kundër drogës. Lidershipi i Partisë Socialiste, është i futur kokë e këmbë për shkak të Partisë Komuniste, por ka ndërruar logon. Rama ka qenë funksionar në sigurimin e shtetit, bënte pikturat për revistën e Sigurimit. Kur punon në sigurim, sigurimi është institucion që mbajti regjimin në këmbë, institucioni më gjakatar që ka parë ky vend, misioni i sigurimit të shtetit ishte që vriste qytetarët e vetë, vrasje shtetërore. Njëlloj siç po ndodh dhe sot në zyrat e Policisë së Shtetit. Rasti Kurti. Nuk është rasti i parë, është rasti i gjashtë, po kthehet qeveria në vrasëse seriale. Nëse dikush ka pasur të atin apo gjyshin është një gjë. Por sot po inskenohen skena të shëmtuara ndaj mjekëve, komunizmi sulmonte elitën, trurin, pedagogë, intelektualë dhe i zëvendësonte me militantët e vetë”, u shpreh Balliu.
Edhe ata që e kanë votuar ligjin kolegë të Partisë Demokratike, e kanë votuar se është një gjë e mirë, por në fakt nuk është, kur qeveria që e ka servirur, sillet njëlloj si ata që krijuan sigurimin.
Diskutime rreth kësaj post