Klevis Balliu nga Partia Demokratike, tha se ishte kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Gjatë një bisede televizive, ai tha se Basha nuk duhet ta kishte marrë vendimin vetëm, por duhet të ishte konsultuar.
Deklarata e Balliut:
“Zgjedhjet në parti i kam quajtur emërim, nuk e reflektojnë meritokracinë e partisë. Sa për vendimin e fundit kam mbajtur një qëndrim pasi nuk është respektuar statuti përkatësisht, neni 27 pika 2, e cila përcakton se përjashtimet apo më saktë masë disiplinore , siç është kjo e përjashtimit të grupit, mund të vendosen vetëm nga kryesia e degës, nëse bëhet fjalë për një degë të caktuar. Tani këto janë vendime që duhen marrë së bashku, se kur humbim, humbim së bashku, nuk humb një njeri.
Ndaj unë e kam mbështet Lulzim Bashën në zgjedhjet e fundit, se nuk e quaj përgjegjësi të tij, por të gjithëve. Në mendimin tim një parti demokratike duhet të vlerësoje diskutimin. Zgjidhja janë zgjedhjet, hidhe në votim si e mendon. Përjashtimi nga grupi i Berishës nuk ishte një gjë e zakonshme, as e pritshme për asnjë demokrat nuk ka qenë pasi kemi parë qëndrimit publike të lidershipit. Çështja është ta zgjidhim , nuk e kemi problemin me njëri tjetrin, por me një njeri tjetër, me një qeveri. Dhe për sa kohë ne merremi me njeri tjetrin, ai do vazhdojë punën. Dhe zgjidhja janë zgjedhjet për këtë çështje, me referundum, ta votojë partia.“-shprehet Balliu.
Diskutime rreth kësaj post