Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu kërkon rimodelim të reagimit të Partisë Demokratike në lidhje me situatën kur akuzon PS-në për vjedhje votash në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Balliu u shpreh se analiza në parti është themelore për të evidentuar praktika se çfarë duhet bërë përballë vjedhjes së votave.
Ai u shpreh se në Shqipëri për çdo shkelje të kapur nuk arrestohen faktorët kryesorë por elementët e vegjël që dalin në skenë.
“Duhet të ketë një reflektim nga opozita për akuzat e vjedhjes së votave. Nuk mund të bësh një akuzë të tillë dhe me këtë të përballesh sikur je në një situatë normale. Arsyeja është vjedhja e votës. Këtu kaluan zgjedhjet e përgjithshme.
Analiza në parti është themelore për të evidentuar shkaqe dhe praktika se çfarë të bëjmë për të mbrojtur votën sepse kemi një shtet që vjedh votën. Unë kam katër vjet që nuk i shoh fare këta që dalin sot nëpër media për gabimet që ka PD. Nuk mund të themi ne se e ka fajin Lulzim Basha se vjedh vota Edi Rama. Këtu është bërë rrugë vidhen 40 mln euro te unaza kapet recepsionisti.
Vidhen votat, kapet komisioneri. Ai ka një mbështetje që ia jep pushteti dhe kryetari i partisë. PD është në rregull dhe vazhdon luftën e vet., Ai i mori votat. A humbi PD apo humbën të gjithë?! Këtu çdo gjë është në krizë. Sa mbaroi fushata mbaruan vaksinat, u kthye sheshi Skënderbej për birra. PS është parti e të varfërve. Këta pa të varfër nuk ekzistojnë. I futet jugut në mes të turizmit”, deklaroi Balliu.
Diskutime rreth kësaj post