I ashtuquajturi nga drejtësia greke si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili hyn në negociata për vetëdorëzim. Report Tv mëson se Balili ndodhet në Shqipëri.
Burime për Report Tv shtojnë se dorëzimi i Balilit është çështje orësh.
Në negociata me Balilin kanë hyrë një grup hetimor nga Policia, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërsa janë përfshirë dhe të afërm dhe avokatë të familjes Balilli.
Për kapjen e Balilit ka nisur një operacion ku marrin pjesë mbi 200 efektivë policie.
Diskutime rreth kësaj post