Moderatorja Klea Huta u bë nënë për herë të parë, para 4 muajsh. Për Klean, duket se shumë gjëra ndryshuan pas ardhjes në jetë të vogëlushit Krid.
Ajo ndan shpesh foto nga përditshmëria e saj me ndjekësit, ku kuptohet qartë se ajo është një mami shumë e përkushtuar.
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, Klea ka ndarë një tjetër fakt nga jeta si mama, me ndjekësit e saj.
Në një foto, ku pozon nga makina, moderatorja shkruan:
“Keto kohe jam gjithe kohes me “vrap”
Vrap te puna, vrap te trajtimet, vrap per ne shtepi, vrap andej e vrap kendej se kryesori eshte mreti im! Dhe si mommy in action qe jam sterilizuesin e kam gjithe kohen me vete dhe e vendos tek usb e makines kur Krid i bie nga goja çuçu duke e shpelare fillimisht me ujin e tij. Fale Zotit qe jetojme ne kete kohe ku gjerat na thjeshtohen kaq shume”. – shkruan Klea Huta.
Me sa duket, Klea, dhe pse ‘me vrap’, ka arritur të gjejë balancat mes çdo fushe në jetën e saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post