Klea Huta dhe Elgit Doda, janë një ndër çiftet më të konsoliduara shqiptar, mirëpo, duket se gjërat mes tyre nuk shkojnë gjithmonë mire, kjo pasi këngëtari është shumë i angazhuar kohët e fundit me koncerte.
Ai bashkë me vëllezërit Veshaj, janë çdo fundjavë në qytete të ndryshme.
Mesa duket Klea është lodhur nga kjo situatë dhe plot të qeshura, i ka kërkuar të shoqit të bëjë një zgjedhje mes tyre.
“E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.
I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshkruash do të rrish me mua”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që çifti Klea dhe Elgit, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.
Diskutime rreth kësaj post