Pak ditë më parë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë. Pasi ishte përfolur shumë në media, me disa fotografi të ëmbla, moderatorja konfirmoi shtatzëninë dhe tani po shijon disa ditë pushimi me reperin.
Ndërkohë që nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Marina, të gjithë jemi kuriozë të dimë nëse do e shohim këtë sezonin të ri televiziv. E duket se moderatorja tashmë është shkëputur nga ekrani.
Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri, ku shihet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca. Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran. Por, kush do e zëvendësojë moderatoren në “Klanifornia”? Mbetet për tu parë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post